SHBA dhe Britania e Madhe refuzojnë të nënshkruajnë deklaratë të përbashkët pas samitit të AI

SHBA dhe Britania e Madhe refuzojnë të nënshkruajnë deklaratë të përbashkët pas samitit të AI

Sot në Paris përfundon një samit i madh ndërkombëtar për Inteligjencën Artificiale dhe vendet pjesëmarrëse është dashur të lëshojnë një deklaratë të përbashkët. Megjithatë, për asnjë arsye të qartë, delegacionet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe refuzuan ta nënshkruajnë këtë deklaratë.

Siç raporton Reuters, këto dy vende nuk do të jenë nënshkruese të deklaratës së përbashkët dhe nuk u kanë dhënë kolegëve të tyre pjesëmarrës në samit një arsye të qartë.

Megjithatë, Politico pretendon se delegacioni amerikan, i udhëhequr nga zëvendëspresidenti JD Vance, është shqetësuar nga shprehja "Inteligjencë Artificiale e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse", dhe se për këtë arsye ata kanë tërhequr nënshkrimin e tyre pas kësaj deklarate.

Nga ana tjetër, Britania e Madhe nuk kundërshtoi ndonjë pjesë të veçantë të deklaratës, por nuk e nënshkroi atë sepse "nuk ishte plotësisht në përputhje me interesat britanike".

Anëtarë të tjerë, duke përfshirë vendin pritës Francën, nënshkruan një deklaratë që, ndër të tjera, bën thirrje që "Inteligjenca Artificiale të jetë e hapur, transparente, etike e sigurt" dhe se ajo duhet të jetë "në përputhje me kuadrin ndërkombëtar".

/Motilokal.com