Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se gjatë natës kanë nisur reshjet e borës në aksin Bogë-Theth dhe Hani i Hotit-Tamarë. Mjetet borëpastruese kanë vijuar punën për pastrimin e rrugëve dhe shpërndarjen e kripës, ndërsa qarkullimi vijon pa probleme.
ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të lagështisë në rrugë dhe të pajisen me goma dimërore e zinxhirë gjatë udhëtimit në zonat malore me prezencë bore.
/Motilokal.com
