Moti për ditën e premte në Kosovë pritet të jetë i ndryshueshëm me vranësira e intervale me diell. Ndërsa në orët e mbrëmjes priten reshje lokale shiu, kurse në viset malore reshje bore. Në mëngjes dhe mbrëmje pritet prezencë e mjegullës.
Të shtunën, do të ketë mot pjesërisht me vranësira e periudha me diell, por gjatë ditës parashihen reshje të dobëta shiu dhe bore. Në ultësira do të ketë mundësi për prezencë të mjegullës.
Për ditën e diel, parashikimet tregojnë mot të ftohtë në mëngjes, gjatë ditës me vranësira e periudha me diell, në mbrëmje mundësi për riga shiu dhe borë në viset malore.

/Motilokal.com
