Injeksionet pa dhimbje dhe frikë te fëmijët: Këshilla të dobishme për jetën e përditshme

Injeksionet pa dhimbje dhe frikë te fëmijët: Këshilla të dobishme për jetën e përditshme

Vaksinimet, testet e gjakut ose terapitë e injeksionit: vetëm shikimi i një gjilpërë mund të trembë fëmijët. Çfarë mund të bëjnë mjekët dhe prindërit për të lehtësuar injeksionet kaq të rëndësishme për fëmijët? Këtu do të gjeni këshilla praktike.

Stresi gjatë injeksionit mund të nxisë fobi

Për shembull: Vaksinimi.

Kjo gjithmonë shkakton stres - jo vetëm për vetë fëmijët dhe prindërit e tyre, por edhe për mjekët që i trajtojnë. Pasojat e mundshme janë Vaksinofobia (frika nga vaksinimet) ose Trypanofobia (frika nga shiringat). Vlerësohet se deri në 25% të të gjithë të rriturve kanë trypanofobi, e cila kryesisht bazohet në përvojat negative nga periudha e fëmijërisë. Rreth 10% e popullsisë refuzojnë vaksinimet për shkak të kësaj frike.

Përkundrazi, kjo do të thotë se masat që promovojnë injeksione pa stres dhe pa dhimbje shërbejnë për të parandaluar frikën ndaj shiringave. Kjo mund të përmirësojë shkallët e vaksinimit.

Rekomandime për injeksione pa dhimbje dhe frikë

Siç tregoi një studim, edhe qetësimi i fëmijës shpie në atë se vuajtja ose dhimbja e tij/saj mund të rritet. Po ashtu edhe bashkë-dhembshuria me të ose fjalët "Nuk është edhe aq e keqe" ose fajësimi "Mos vepro kështu!" mund të rrisin vuajtjet e fëmijës. Prandaj, këto sjellje duhet të shmangen. Pasqyra e mëposhtme përmbledh këshillat më të mira për injeksione pa stres dhe dhimbje:

Para injektimit

• Stafi në ordinancë duhet të rrezatojë qetësi dhe në mënyrë profesionale dhe me qetësi të përshkruajë procesin e vaksinimit ose injektimit në mënyrë që frika e pranishme të mos rritet.

• Duhet të shmangen premtimet e supozuara qetësuese si "Nuk dhemb aspak" ose fjalë të ngjashme. Është më mirë të jepni informacion të sinqertë, p.sh. "është një pickim i lehtë dhe shumë shpejt mbaron". Nëse fëmijës i thuhet se nuk do të dhemb, besimi i tyre në procedurat e ardhshme të injektimit mund të zvogëlohet.

• Kushtojini vëmendje zgjedhjes së fjalëve pozitive: Në vend të "dhemb" përdorni më tepër "të pakëndshme", në vend të "djeg" fjalën "e ngrohtë".

• Shpesh është e dobishme që para injeksionit prindërit të bëjnë plane me fëmijën për kohën pas terminit te mjeku.

• Nuk është e dobishme të kërkoni falje për kohën e vaksinimit ose injeksionin. Fraza si "Më vjen keq që po ndodh tani" mund të rritin ankthin dhe dhimbjen.

• Është jo e favorshme që fëmijës t’ia lëmë kontrollin e procesit me fjalët "Ku duhet të injektoj?".

• Një trik tjetër është që prindërit para fëmijëve të lejojnë të shpohen me një gjilpërë të pastër/sterile kështu do t’i lënë fëmijët të shohin se të rriturit se kanë problem vaksinimin dhe ata do të ndjehen të inkurajuar.

Përveç këshillave psikologjike të mësipërme, rekomandohet përdorimi i flasterëve kundër dhimbjes me përbërësin aktiv Lidokain 30-60 minuta para injeksionit. Për të zvogëluar dhimbjen, mund të përdoret edhe sprej akulli. Dezinfektuesi në lëkurë i aplikuar para shpimit me gjilpërë duhet të jetë plotësisht i thatë para injeksionit dhe lëngu i injeksionit të ketë temperaturën e dhomës. Si një masë tjetër e përshtatshme për të zvogëluar dhimbjen mund të jenë stimulimet prekëse si goditja e lehtë në lëkurë para injektimit ose si alternativë shtypja e fortë e një lecke dezinfektuese për 10-20 sekonda në vendin/pikën ku do të bëhet shpimi me gjilpëra.

Gjatë injektimit/vaksinimit

• Fëmijët që mund të ulen drejtë duhet të mbahen nga njëri prind. Është e rëndësishme që pozita të jetë e rehatshme për të vegjlit dhe të mos ketë dhunë.

• Shpërqendrimi: Kjo duhet të bëhet nga mjeku, p.sh. adresimi i fëmiut me humor. Shpërqendrimi nga prindërit është më pak efektiv sepse ata shpesh janë nën stres. Te foshnjat si manovra mashtruese mund të shërbejnë Biberoni (cuclla, Paqësuesi) ose ushqyerja me gji (zvogëlon dhimbjen nga kontakti i drejtpërdrejtë i trupit, qumështi i shijshëm i ëmbël), të fëmijët e vegjël: lodra të preferuara, balona ose flluska sapuni; te nxënësit: iframe lojëra ose muzikë.

• Vaksinimet intramuskulare tek fëmijët duhet të kryhen shpejt dhe pa aspiracion të përmbajtjes në një pozicion të drejtë. Përmbajtja nga aspirimi zvogëlon dhimbjen sepse kanyla/kanulja ka kontakt më të shkurtër me indet.

• Lëreni fëmijën të merr frymë thellë para injeksionit; ajri duhet të mbahet deri në shpimin me gjilpërë. Sipas një studimi, kjo zvogëlon vetëdijen për dhimbjen duke stimuluar receptorë të veçantë të presionit të gjakut në mushkëri.

• Përndryshe, mjeku mund të kërkojë nga pacienti i tij i vogël të kollitet një herë. Si rezultat, i gjithë sistemi i sensorëve është adresuar shkurtimisht dhe fëmija as nuk e vëren që gjilpëra është vendosur tashmë.

Pas injektimit

• ngjitni flaster me ngjyra; thurni fjalë lavdi dhe ngushëllimi

• Shënoni vendin e injektimit në ditar nëse injektoni rregullisht

Masat e thjeshta dhe një qasje e ndjeshme gjatë trajtimit mund të jenë thelbësore për ta bërë procedurën e injektimit shumë më të lehtë për pacientët e rinj.

Përshtati: Dr. Krenar Telqiu -/Motilokal.com