Një i ri ka përjetuar një moment tmerri pasi është gëlltitur nga një balenë, por fatmirësisht ka shpëtuar.
Pamjet e publikuara në internet, të filmuara nga babai i tij, tregojnë çastin kur balena e përpin të riun, i cili ndodhej në një kajak, dhe më pas e nxjerr nga goja. Ngjarja ka ndodhur më 8 shkurt, në brigjet e Punta Arenas në Kilin Jugor.
24-vjeçari dhe babai i tij, 49 vjeç, rrëfyen për CNN eksperiencën e frikshme. I riu tha se në ato momente mendoi se do të vdiste.
“Mu kujtua Pinoku, i cili gjithashtu u gëlltit nga një balenë”, shpjegoi Simancas për gazetën spanjolle El País. “Ishte befasi kur balena mu afrua. Fillimisht mendova se më kishte gëlltitur plotësisht, edhe pse nuk e dija saktësisht se çfarë ishte, më pas, kur u ktheva në sipërfaqe, kuptova se ishte një balenë. Gjithashtu e dija që nuk kishte asnjë rrezik të madh, nëse nuk fillonte të kërcente ose të hidhte babanë nga varka, sepse në atë rast do të ishte shumë e vështirë për ne të ktheheshim në bord.”
/Motilokal.com
