Gjatë ditës së shtunë, moti në Shqipëri parashikohet me vranësira dhe kthjellime. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të herëpashershme, vende-vende në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Në ultësira dhe zonat malore parashihet prezencë e mjegullës.
Temperaturat do të variojnë nga 9 °C deri në 17 °C në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat malore termometri do të zbresë deri në 3 °C, me maksimumin që nuk do të kalojë 4 °C.
/Motilokal.com
