Të dielën, Kosova do të përballet me një mëngjes të ftohtë, ndërsa gjatë ditës priten vranësira të herëpashershme dhe intervale me diell. Në mbrëmje, mund të ketë reshje shiu të përziera me borë, përfshirë edhe viset malore, ndërsa mjegulla do të jetë e pranishme si në orët e mëngjesit.
Temperaturat do të luhaten nga -1°C deri në 8°C në shumicën e territorit, ndërsa në zonat malore priten vlera nga -4°C deri në 0°C.
/ Motilokal.com
