Mësoni parashikimin e motit për ditën e hënë në Shqipëri

Mësoni parashikimin e motit për ditën e hënë në Shqipëri

Gjatë ditës së hënë, moti në Shqipëri parashikohet me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu, vende-vende mund të ketë bubullima, rrufe dhe shtrëngata. Në Alpe dhe relievet malore priten reshje bore me intensitet të ulët.

Temperaturat do të variojnë nga 7 °C deri në 11 °C në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat malore termometri do të zbresë deri në 0 °C, me maksimumin që nuk do të kalojë 1 °C.

/Motilokal.com