Rikthehen reshjet e borës në Shqipëri: Gjendja e rrugëve sot

Rikthehen reshjet e borës në Shqipëri: Gjendja e rrugëve sot

Janë rikthyer reshjet e borës në veri të Shqipërisë, por pa shkaktuar probleme me qarkullimin në akset nacionale.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se reshje e bore ka pasur në Valbonë, Qafë Mali-Fierzë, Qafë Bualli-Peshkopi, Bogë-Theth, Pukë-Fushë Arrëz-Kalimash, Kukës-Ura Zapodit, Kukës-Bushtricë, Kukës-Krumë.

Sipas ARRSH-së mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e rrugëve nga bora dhe shpërndarjen e kripës.

“Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë bore”, apelon ARRSH.


/Motilokal.com