Një aeroplan u rrëzua pasditen e të hënës, pak para se të ulej në aeroportin ndërkombëtar Pearson të Torontos. Aeroplani ka shpërthyer sapo është ulur, duke u përfshirë nga flakët.
Sipas autoriteteve nuk pati viktima. Ndërsa u raportua për 18 të plagosur, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil të SHBA-së, aksidenti ndodhi në fluturimin 4819 të Delta Air Lines të drejtuar nga Endeavor Air.
/Motilokal.com
