Inxhinierja shqiptare Mira Murati ka lansuar projektin e saj më të ri në fushën e Inteligjencës Artificiale, të quajtur “Thinking Machines Lab”.
Murati ka bërë të ditur se këtë iniciativë e ka ndërmarrë me një grup shkencëtarësh, inxhinierësh dhe projektuesish, me synimin për të ndihmuar njerëzit të përshtaten me sistemet e AI për nevoja specifike.
Ajo theksoi se objektivi kryesor i këtij projekti është ndërtimi i themeleve për sisteme inteligjente më të avancuara, promovimi i kulturës shkencore dhe përparimi i Inteligjencës Artificiale.
Në “Thinking Machines Lab” do të punojnë edhe ish-punonjës nga kompani dhe projekte të njohura si ChatGPT, Character.ai, Mistral, PyTorch, OpenAI Gym, Fairseq dhe Segment Anything.
“Ne po zhvillojmë sisteme të AI që shtyjnë kufijtë teknikë, duke ofruar vlerë reale për sa më shumë njerëz të jetë e mundur. Ekipi ynë kombinon inxhinierinë rigoroze dhe jemi në kërkim të bashkëpunëtorëve që të ndihmojnë në formësimin e këtij vizioni”, ka njoftuar kompania e Muratit.
/Motilokal.com
