Shkencëtarët kanë zbuluar se pirja e duhanit mund të jetë një faktor kryesor në rritjen e rasteve të goditjeve në tru tek burrat e rinj dhe të shëndetshëm.
Ekspertët kanë vënë re një rritje shqetësuese të goditjeve në tru tek personat nën 50 vjeç gjatë viteve të fundit, pa një shkak të qartë deri më tani.
Një studim i realizuar nga kërkues britanikë mbi më shumë se 500 viktima të goditjes tregon se rreziku i goditjes është deri në shtatë herë më i lartë tek burrat që pinë duhan.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Mail Online, grupmosha më e prekur nga pirja e duhanit në Britani është ajo 25-34 vjeç, ku pothuajse një në gjashtë persona janë duhanpirës aktivë. Statistikat tregojnë gjithashtu një rritje të përdorimit të duhanit mes të rinjve në disa rajone të Britanisë.
Phillip Ferdinand, kërkues për goditjet në tru në Universitetin e Keele, theksoi rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve për ndërgjegjësimin dhe uljen e përdorimit të duhanit. Ai shtoi se studimi konfirmon se pirja e duhanit mund të jetë një faktor kyç në goditjet e papritura në tru tek të rinjtë.
/Motilokal.com
