Nëse keni probleme me gjumin, shkaktari mund të jetë një ushqim i konsumuar para fjetjes që përmban kafeinë.
Kafeina është një stimulues i pranishëm në kafe, çaj dhe pije energjike, i njohur për aftësinë e tij për të mbajtur trurin dhe sistemin nervor të aktivizuar.
Autoritetet shëndetësore britanike rekomandojnë shmangien e stimuluesve të tillë të paktën dy orë para gjumit, pasi mund të ndikojnë në cilësinë e tij.
Megjithatë, duke qenë se kafeina mund të qëndrojë në trup deri në pesë orë, shmangia e saj disa orë më herët mund të jetë një zgjedhje më e mençur.
Ndonëse është e lehtë të largoheni nga pijet me kafeinë para gjumit, duhet pasur kujdes edhe me ushqimet që e përmbajnë atë si çokollata.
Ky ushqim i lehtë, i zakonshëm gjendet në shumë produkte ushqimore dhe pije, ndaj vlen të kontrolloni përbërjen e tyre. Llojet e çokollatës përmbajnë sasi të ndryshme kafeine:
- Çokollata e zezë ka më së shumti, rreth 43 mg për 100 gram.
- Çokollata me qumësht përmban rreth 20 mg për 100 gram.
- Çokollata e bardhë nuk përmban fare kafeinë.
Për krahasim, një filxhan mesatar kafeje përmban mbi 94 mg kafeinë.
Por kafeina nuk është i vetmi përbërës në çokollatë që mund të ndikojë në gjumë.
Teobromina, një tjetër stimulues që i jep çokollatës së zezë shijen e saj karakteristike të hidhur, gjithashtu mund të kontribuojë në pagjumësi. Çokollata e zezë ka përmbajtjen më të lartë të teobrominës, çokollata me qumësht më pak, ndërsa çokollata e bardhë nuk e përmban fare.
/Motilokal.com
