Një foshnje pesë muajshe është prekur me koronavirus në Kamenicë!

Një foshnje pesë muajshe është prekur me koronavirus në Kamenicë!

Ka shkuar në 125 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë. Mbrëmjen e djeshme janë konfirmuar edhe 13 raste të infektuar me COVID-19, ku 11 prej tyre janë nga fshati Topanicë e komunës së Kamenicës.

Kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati bëri të ditur se shumica e të prekurve nga ky virus në këtë fshat janë të moshës së re, duke përjashtuar një person.

Ai tha se në mesin e 11 personave që dolën pozitiv, është një vajzë pesëmuajshe nga Topanica e prekur me Covid -19.

“Fatkeqësisht nga 17 persona të testuar në IKShP për Covid-19, 11 kanë rezultuar pozitiv. Por fatmirësisht shumica prej tyre janë në moshë më të re, në përjashtim të një rasti që është në moshë më të shtyrë. Shpërndarja e këtij virusi të padukshëm, po bëhet në një shpejtësi të madhe në të gjithë botën. Por, ajo se çka na mbron dhe e parandalon këtë, është të qëndruarit në shtëpi”, ka shkruar Kastrati.

Kreu i Kamenicës tha se nuk është koha për mosbindje, joseriozitet e mospërfillje. Shmangni daljet pa nevojë, ruani distancën dhe kujdesuni për veten. Këtë sfidë se kalojmë dot pa ju./Motilokal.com