Si do të jetë moti këtë të diel në Kosovë? Ja parashikimi

Si do të jetë moti këtë të diel në Kosovë? Ja parashikimi

Të dielën në Kosovë do të mbajë mot i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Ndërkaq ngricat do të jenë të pranishme si në orët e mëngjesit ashtu dhe të mbrëmjes. Ndërsa për të gjithë të apasionuarit pas sporteve dimërore, moti në Brezovicë do të jetë i ftohtë dhe diell.

Temperaturat do të luhaten nga 0 °C deri në 7 °C, ndërsa në zonat malore priten vlera nga -4 °C deri në -0 °C.

/Motilokal.com