Si do të jetë moti javën e ardhshme në Shqipëri? Ja parashikimi

Si do të jetë moti javën e ardhshme në Shqipëri? Ja parashikimi

Pas disa ditësh me mot dhe temperatura pranverore, mbi Shqipëri pritet të depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme.

Të hënën, moti do të jetë kryesisht me vranësira e reshje të herëpashershme shiu.

Edhe gjatë ditës së martë parashikohet mot me vranësira e reshje të herëpashershme shiu, ndërsa në orët e vona të mbrëmjes reshjet do të jenë me intensitet më të lartë.

Kushte të ngjashme atmosferike do të vijojnë edhe të mërkurën.

/Motilokal.com