Moti në Maqedoni të hënën pritet të jetë pjesërisht i vranët me kushte për reshje të dobëta shiu, borë të dobët në male dhe në vendet më të larta, kryesisht në viset lindore.
Të martën parashikohet mot pjesërisht me vranësira, në orët e para të mëngjesit do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale shiu, në male me borë të dobët, ndërsa gjatë ditës me periudha më të gjata me diell.
E mërkura do të mbajë mot pjesërisht me vranësira e periudha me diell. Mjegull dhe vranësira të ulëta në ultësira.

/Motilokal.com
