Hapen aplikimet për subvencionimin e paneleve diellore për ngrohjen e ujit në Shqipëri

Hapen aplikimet për subvencionimin e paneleve diellore për ngrohjen e ujit në Shqipëri

Nga sot, qytetarët e Shqipërisë mund të aplikojnë për të përfituar deri në 70% subvencion për vendosjen e paneleve diellore për ngrohjen e ujit.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, njoftoi se nga kjo thirrje do të përfitojnë 2 mijë familje.

Panelet diellore ndihmojnë në uljen e faturës së energjisë elektrike për familjet me 20-30%.

“Prej ditës së sotme janë hapur aplikimet për të gjithë abonentët familjarë që duan të vendosin panele diellore për ngrohjen e ujit. Janë 2 mijë njësi për 2 mijë familje, me 70% subvencionim nga Agjencia e Efiçiencës së Energjisë”, deklaroi Balluku.

Fituesit e thirrjes së parë nuk mund të aplikojnë përsëri për të njëjtën banesë apo kontratë energjie.

Thirrja e parë, e hapur në 2023, rezultoi e suksesshme, duke mundësuar instalimin e paneleve diellore në rreth 1,980 banesa me 70% subvencion nga buxheti i shtetit.

Diversifikimi i burimeve të rinovueshme mbetet një prioritet kombëtar që Qeveria Shqiptare po ndjek prej vitit 2019.

/Motilokal.com