Vrapimi në mëngjes mund të mos duket si një mënyrë ideale për të nisur ditën për shumë njerëz, por ky aktivitet ka shumë përfitime.
Vrapimi në dimër konsiderohet më i mirë për të gjithë trupin sesa gjatë muajve të ngrohtë të vitit. Moti i ftohtë është ideal për vrapim dhe trajneri Tom Holland pohon se sa më i ftohtë të jetë moti, aq më pak stres në trup, gjë që e bën vrapimin më të lehtë.
Shkuarja në palestër mund të jetë gjithashtu një sfidë më vete, veçanërisht gjatë muajve të dimrit, dhe rutine ndonjëherë mund të bëhet e mërzitshme, ndërsa vrapimi në mot të ftohtë nuk do të jetë kurrë i mërzitshëm.
Gjatë muajve të ftohtë, shumë njerëz lëvizin më pak dhe hanë më shumë dhe vrapimi qëndron si aktiviteti më i thjeshtë, së bashku me ecjen, që mund të ndihmojë në ruajtjen e formës dhe humbjen e peshës. Vrapimi djeg shumë kalori dhe është një mjet i dobishëm për ruajtjen dhe humbjen e peshës gjatë dimrit.
Ndërsa ditët shkurtohen dhe temperaturat bien, shumë njerëz vuajnë nga episode depresive sezonale dhe vrapimi ndihmon në çlirimin e hormoneve të fuqishme që rrisin humorin pozitiv gjatë muajve të ftohtë. Gjithashtu, vrapimi në mot të ftohtë parandalon ngadalësimin sezonal të metabolizmit dhe ndihmon në ruajtjen e një peshe të shëndetshme.
Kur vraponi në temperatura të ulëta, është e rëndësishme që të përgatiteni mirë dhe përveç ngrohjes dhe shtrirjes së muskujve, është gjithashtu e rëndësishme të keni pajisje adekuate. Këpucët e papërshkueshme nga uji, veshjet me shtresa, një kapele dhe doreza janë pajisje të detyrueshme kur vraponi në dimër. Përveç kësaj, është e rëndësishme të mbroni lëkurën e fytyrës dhe buzëve me kremra.
/Motilokal.com
