Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe forcojnë bashkëpunimin në energji dhe inovacion

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe forcojnë bashkëpunimin në energji dhe inovacion

Në Pallatin e Brigadave, në prani të presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan dhe kryeministrit Edi Rama, u shkëmbyen marrëveshje të rëndësishme në fushën e energjisë dhe teknologjisë.

Në kuadër të bashkëpunimit mes Masdar, TAQA, KESH dhe OST, u konkretizua nënshkrimi i Marrëveshjes Kuadër për Veprim, e shkëmbyer mes zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe kryetarit të Masdar, Sulltan Al Jaber. Kjo marrëveshje synon krijimin e një kompanie të përbashkët për investime në sektorin energjetik në Shqipëri.

Gjithashtu, u nënshkrua Letra e Angazhimit për Projektin “Qyteti Inteligjent i Shqipërisë” mes “Presight AI Ltd” dhe Ministrisë së Brendshme, e shkëmbyer mes ministrit Ervin Hoxha dhe kryetarit të “Presight AI Ltd”, Sulltan Al Jaber. Ky projekt do të mundësojë monitorimin e rrugëve dhe shkollave përmes teknologjisë së avancuar.

/Motilokal.com