Not në dimër! Qytetarët sfidojnë stinën në bregdetin e Vlorës

Not në dimër! Qytetarët sfidojnë stinën në bregdetin e Vlorës

Fundjava e ngrohtë dhe me diell e këtij fundshkurti ka sjellë një dyndje qytetarësh nga Vlora dhe rrethet drejt bregdetit.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamje nga deti Adriatik, ku qytetarët po shijonin rrezet e diellit, duke sfiduar dimrin me not.

Investimi në Lungomare 3 në Vlorë, veçanërisht në aksin e Radhimës, ka sjellë ndërtimin e bankinave që ndihmojnë në zgjerimin e plazheve përmes riorientimit të valëve, si dhe krijimin e një shëtitoreje buzë rrugës. Ky projekt cilësohet si strategjik, pasi zgjeron hapësirën për turizmin cilësor në Vlorë dhe krijon kushtet për vijimin e Lungomares 4 në zonën e Orikumit, duke e bërë Vlorën qytetin me shëtitoren më të gjatë në Mesdhe.

“Plazhi i ri, i hapur me akses këmbësor pranë tunelit, ku është realizuar pjesa e Lungomare 3, është realisht i bukur”, shkruan Rama.

Shumë qytetarë zgjodhën gjithashtu të shëtisin përgjatë Lungomares, duke shijuar atmosferën pranë detit.


/Motilokal.com