Ditët e fundit në Stamboll bie vazhdimisht borë, e cila ka gëzuar shumë qytetarë të qytetit në dy kontinente.
Kamerat kanë kapur një situatë të pazakontë në rrugët e Stambollit, e cila ka bërë shumë të qeshin.
Përkatësisht, fëmijët kanë hedhur topa bore drejt veturave dhe në një moment njëra prej veturave ka ndaluar. Pas kësaj dolën dy burra dhe filluan të luanin topa bore me fëmijët.
Ata luajtën me topa bore për pak kohë, pastaj hipën në furgon dhe u larguan. Ndërsa djemtë vazhdonin të luanin.
Bora që prej disa ditësh bie në Stamboll ka mbuluar monumentet e qytetit më të populluar të Turqisë, përfshirë Hagia Sophia, e cila duket magjike dhe magjepsëse nën batanijen e bardhë.
Megjithatë, reshjet e borës nuk kanë prekur vetëm Stambollin, por kanë prekur edhe zonat përreth si Kocaeli, Sakarya, Duzce, Bolu, Yalova, Balikesiri verior dhe Bursa perëndimore dhe sipas parashikimeve, bora e madhe do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
/Motilokal.com
