Policia e Kosovës ka lëshuar një apel të rëndësishëm për qytetarët, duke u kërkuar atyre të jenë të vëmendshëm ndaj mesazheve dhe email-eve të dyshimta që mund të përmbajnë lidhje mashtruese.
Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Policia e Kosovës njoftoi: “Apel për kujdes ndaj phishing-ut! Të nderuar qytetarë, ju lutemi të jeni të vëmendshëm ndaj mesazheve dhe email-eve të dyshimta që mund të përmbajnë lidhje mashtruese”
Në apel, Policia theksoi se qytetarët nuk duhet të hapin lidhje të dyshimta dhe as të ndajnë të dhënat e tyre personale me burime të panjohura, pasi kjo mund të çojë në viktimizimin nga sulme të mundshme kibernetike.
“Mos hapni dhe mos ndani të dhëna personale me burime të panjohura, pasi mund të bëheni viktimë e sulmeve kibernetike”, tha Policia, duke shtuar se në rast dyshimi qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës për mbështetje dhe verifikim, duke përdorur numrin e urgjencës 192.
“Qëndroni të sigurt në internet!”, ishte mesazhi përfundimtar i Policisë, duke inkurajuar qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të ruajnë informacionet e tyre personale.
Për të i mbrojtur qytetarët nga mashtrime të tilla bëjmë thirrje dhe apel të merren parasysh këshillat e mëposhtme:
- Mos klikoni asnjë link të dyshuar që i pranoni përmes mesazheve (SMS) telefonike.
- Mos jepni të dhënat tuajt personale si fjalëkalime apo informacione bankare përmes faqeve të panjohura.
- Verifikoni çdo mesazh të dyshimtë duke kontaktuar drejtpërdrejt institucionin ose kompaninë që pretendohet se ju ka dërguar mesazhin.
- Raporto Rastin tek Autoritetet përkatëse ose ta banka e juaj (të bllokojnë transferin e të hollave) nëse keni dhënë informacione të ndjeshme.
Nëse keni dyshime ose keni rënë viktimë e një mashtrimi të tillë, ju lutem kontaktoni menjëherë autoritetet përkatëse Policore.
Për sigurinë tuaj, tregohuni të kujdesshëm dhe mos bini pre e mashtrimeve.
Bashkangjitur e keni foton e një linku mashtrues që po dërgohet në formë SMS te qytetarët kohët e fundit. Mos Klikoni.
/Motilokal.com
