Mirë se vini në banesë të re në Fushë Kosovë/ FOTO

Mirë se vini në banesë të re në Fushë Kosovë/ FOTO

Një pamje tronditëse vjen nga Fushë Kosova, ku hapësirat mes pallateve të reja janë kthyer në një deponi mbeturinash. Ky qytet i mbindërtuar nga ndërtesa shumëkatëshe, që çdo ditë e më shumë po mbinë me qindra të tjera, po shndërrohet edhe në një deponi bërlloku, siç shihet në fotografi.

Plastika, mbeturinat e ndërtimit dhe mbetjet e ndryshme kanë mbuluar hapësirat mes ndërtesave, duke krijuar jo vetëm një imazh të shëmtuar urban, por edhe një rrezik serioz për shëndetin publik. Banorët ankohen për mungesën e ndërhyrjes nga institucionet përgjegjëse, ndërsa ndotja dhe kaosi urban vazhdojnë të përhapen.


Në mungesë të një plani konkret për menaxhimin e mbetjeve dhe kontrollin urbanistik, Fushë Kosova po rrezikon të kthehet në një qytet ku ndërtesat e reja dhe mbeturinat rriten me të njëjtin ritëm. A do të ketë një reagim nga autoritetet, apo kjo situatë do të bëhet një realitet i përhershëm për banorët?

/Motilokal.com