Migrena është një nga format më të zakonshme dhe të pakëndshme të dhimbjeve të kokës, duke bërë që shumë njerëz të kërkojnë mënyra natyrale për të lehtësuar dhimbjen.
Një nga përbërësit më efektivë dhe natyralë që përdoret për trajtimin e migrenës është livanda. Gjegjësisht, kjo bimë njihet për vetitë e saj qetësuese dhe mund të jetë efektive në lehtësimin e migrenës dhe uljen e stresit që shpesh i shkakton ato.
Vajrat esencialë të livandës kanë veti të fuqishme që mund të zvogëlojnë intensitetin e migrenës, duke përfshirë lehtësimin e dhimbjeve dhe relaksimin e muskujve. Thithja e vajit të livandës mund të ndihmojë në relaksimin, reduktimin e stresit dhe shkurtimin e kohëzgjatjes së migrenës.
Aroma e fortë e livandës mund të ketë një efekt qetësues në sistemin nervor, duke reduktuar tensionin në trup që mund të shkaktojë migrenë. Një nga mënyrat shtesë që mund të përdoret livanda është përmes aromaterapisë.
Shtimi i disa pikave të vajit esencial të livandës në një shpërndarës ose thithja e avullit mund të sigurojë lehtësim të menjëhershëm. Vaji i livandës mund të aplikohet në tempuj, ballë ose qafë, duke masazhuar butësisht për të lehtësuar dhimbjen. Në disa raste mund të përdoret edhe çaji i livandës, ku efektet e tij qetësuese ndihmojnë në lehtësimin e tensionit.
Për njerëzit që kanë probleme me migrenën, përfshirja e livandës në rutinën e tyre të përditshme mund të jetë jashtëzakonisht e dobishme. Kombinuar me zakone të tjera të shëndetshme, si hidratimi i rregullt, ushtrimet fizike dhe reduktimi i stresit, mund të arrini rezultate pozitive.
/Motilokal.com
