Një tragjedi është shmangur në aeroportin ndërkombëtar Midway të Chicago, ku një aeroplan i Sothwest Airlines për pak u përplas me një aeroplan privat.
Aeroplani i pasagjerëve u detyrua të ngrihej sërish për të parandaluar një përplasje katastrofike.
Incidenti, po hetohet nga Administrata Federale e Aviacionit.
Aeroplani Southwest ishte nisur nga Omaha, Nebraska, ndërsa aeroplani privat ishte nisur për në Knoxville, Tennessee.
Sipas mediave amerikane aeroplani privat duket se ka kaluar pistë pa leje nga kulla e kontrollit.
Regjistrimet tregojnë se ka të ngjarë të ketë pasur një keqkuptim nga ana e pilotit privat në lidhje me udhëzimet që ka marrë.
Ndërsa kulla i kërkoi aeroplanit privat të qëndronte larg pistës, piloti u përpoq të bënte diçka ndryshe. Kulla madje vuri re aeroplanin e pasagjerëve duke u përpjekur të shmangte aeroplanin privat.
Fatmirësisht aeroplani i Southwest Airlines u ul i sigurt në aeroportin e Çikagos më vonë.
Ky është një tjetër incident serioz dhe potencialisht katastrofik në një aeroport të SHBA.
Që nga fillimi i vitit, një aeroplan pasagjerësh dhe një helikopter ushtarak u përplasën mbi lumin Potomac në Uashington, dhe një aeroplani transporti mjekësor në u rrëzua Filadelfia.
/Motilokal.com
