Moti për ditën e premte në Kosovë pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje të dobëta shiu, të herëpashershme. Në viset malore, reshjet do të jenë në formën e borës. Në mëngjes dhe mbrëmje, pritet të ketë mjegull.
Të shtunën, moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje të dobëta shiu. Në ultësira, ka mundësi për mjegull gjatë mëngjesit.
Për ditën e diel, parashikimet tregojnë mot me vranësira dhe reshje shiu kryesisht në pjesën e parë të ditës, ndërsa në pjesën tjetër të ditës ka mundësi për periudha me diell.

/Motilokal.com
