Moti të premten në Maqedoni do të mbajë pjesërisht me vranësira, paradite me mjegull dhe vranësira të ulëta nëpër lugina. Ndërsa pasdite dhe në fund të ditës do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale shiu.
Të shtunën parashikohet mot pjesërisht me vranësira, mjegull dhe vranësira të ulëta nëpër lugina. Gjatë gjithë ditës do të ketë reshje lokale shiu.
E diela pritet të mbajë pjesërisht me vranësira, mjegull dhe vranësira të ulëta nëpër lugina. Gjatë ditës do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale shiu, ndërsa borë të herëpashershme në zonat malore, kryesisht në pjesët veriore.

/Motilokal.com
