Të premten, moti në Mal të Zi pritet të jetë me vranësira e periudha me diell, por nuk do të mungojnë edhe reshjet e dobëta të shiut. Në mëngjes dhe mbrëmje parashihet prezencë e mjegullës.
E shtuna do të mbajë mot kryesisht me vranësira e reshje të herëpashershme shiu dhe borë në zonat malore. Gjatë ditës priten erëra mesatarisht të forta.
E diela parashikohet të jetë me vranësira e reshje lokale shiu dhe erëra hove-hove të forta, ndërsa në zonat malore reshje bore.

/Motilokal.com
