Fillimi i muajit mars ka sjellë edhe ulje të temperaturave në vend të shoqëruar me reshje shiu dhe dëbore. Kryesisht në zonat e thella malore ka patur reshje dëbore.
Në veri të vendit në akset e Lotit 1, Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh & Bogë-Theth ka reshje bore.
Ndërsa sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar të gjitha akset nacionale nëpërmjet kontratave të mirëmbajtjes punohet për pastrimin e inerteve, tombninove prerjen e bimësisë dhe vegjetacionit dhe riparimin e sinjalistikës vertikale/horizontale.
Në Bypass-in e Tepelenës është bërë riparimi i fugave. Në Lin-Pogradec është bërë riparimi i guardreilave. Në Bogë-Theth vazhdon puna për pastrimin e rrugës nga dëbora dhe shpërndarja e kripës për të evituar ngricat. Qarkullimi kryhet pa probleme.
/Motilokal.com
