Shqipëria turistike me gjithçka ajo ofron, do të shpaloset në një performancë dinjitoze dhe origjinale njëkohësisht, në Panairin e ITB Berlin 2025, platforma kryesore për industrinë globale të udhëtimit dhe turizmit.
Mes 190 vendeve pjesëmarrëse dhe 5600 ekspozuesve, Shqipëria do të jetë në qendër të vëmëndjes globale si vendi i nderit e përfaqësuar nga turoeratorë dhe hotelierë, ekspertë të fushës së turizmit e partnerë, të cilët në panele diskutimi, takime dhe një larmi aktivitetesh, do të prezantojnë nën logon “All Senses” përvojat, emocionet dhe shijet unike që e bëjnë Shqipërinë një destinacion turistik atraktiv dhe të shumëdëshiruar.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, së bashku me ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, si dhe ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja për të prezantuar e diskutuar mbi punë dhe nisma të qeverisë shqiptare që e kanë pozicionuar vendin në një nivel krejt të ri, me standarde konkurruese dhe perspektivë zhvillimi premtuese.
Nën moton e panairit të këtij viti “Bota e udhëtimit jeton këtu”, ekspozues dhe vizitorë e tregtarë nga e gjithë bota, do të ekspozojnë më të mirat e tyre “City Cube Berlin”. Paralelisht me zonën e ekspozitës, në terren zhvillohet Konventa e Berlinit ITB, instituti kryesor i industrisë së turizmit. ku ekspertët diskutojnë tendencat dhe risitë që formojnë të ardhmen e turizmit.
Para çeljes së Panairit, u zhvillua një konferencë për shtyp informuese, ku kryeministri Rama iu adresua fillimisht të pranishmëve me një fjalë me më pas iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
"Sot shifra jonë e fundit nga 2024-ta është 11 milionë udhëtarë që kanë kaluar përmes aeroportit të Tiranës, duke tejkaluar shifrat e Beogradit që ka qenë aeroporti më i madh tipik në rajon, në Ballkan, në numër udhëtaresh për vitin e tretë me radhë dhe për disa vjet tashmë mbetemi në treshen kryesore në kartën e Organizatës Botërore të Turizmit së bashku më Katarin dhe Arabinë Saudite si destinacioni me rritjen më të shpejtë", tha Rama.
Kryeministri Rama u shpreh se janë në bisedime me aviacionin federal të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pasur fluturim të drejtpërdrejtë me SHBA-në.
"Kemi gjithçka që do një qenie njerëzore dhe e kemi në një distancë shumë të shkurtër, 28 mijë km, por me larminë më të madhe; kemi dy dete, 9 lumenj, shumë male, shumë lugina, shumë liqene dhe po kështu si qershia mbi tortë, kemi shqiptarët", tha Rama.
Sipas Qeverisë së Shqipërisë, mes 190 vendeve pjesëmarrëse dhe 5.600 ekspozuesve, Shqipëria do të jetë në qendër të vëmendjes globale në këtë panair që mbahet në datat 4-6 mars, si vendi i nderit e përfaqësuar nga turoperatorë dhe hotelierë dhe ekspertë të fushës së turizmit.
Në kuadër të panairit së bashku me kryeministrit Rama në Berlin ndodhen edhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe zyrtarë të tjerë.
Ndërkohë, në rrjetet sociale Rama ka publikuar një video ku ai flet në disa gjuhë të ndryshme të botës, përgatitur me Inteligjencën Artificiale, mbi atraksionet turistike të Shqipërisë.
/Motilokal.com
