Një tabelë e qarkullimit rrugor, e cila fillimisht është përdorur në Francë dhe tashmë ka filluar të vendoset edhe në rrugët e Spanjës dhe Portugalisë, ka shkaktuar konfuzion te drejtuesit e automjeteve.
E përdorur për herë të parë në vitin 2011 në Francë, kjo tabelë paralajmëron për rrezikun e humbjes së dukshmërisë për shkak të mjegullës, shiut, borës apo tymit.

Tabela e qarkullimit rrugor që po shkakton konfuzion
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Trafikut në Spanjë, tabela P33 po zëvendëson gradualisht shenjën e mëparshme të rrezikut për mjegull, të njohur si R-120, e cila gjithashtu përmbante një makinë të rrethuar nga pika të vogla të zeza.

Një tjetër tabelë që ka ngatërruar disa drejtues automjetesh është P35. Ashtu si P33, edhe kjo shenjë është katrore me një kornizë të kuqe dhe paraqet dy makina paralele nga të cilat dalin dy shigjeta të ndërthurura.

E njohur si tabela e korsive të ndërthurura, ajo paralajmëron për një segment rruge ku trajektoret e automjeteve kryqëzohen, duke rritur rrezikun e aksidenteve.
/Motilokal.com
