Ja si të dalloni një të ftohtë nga një alergji

Ja si të dalloni një të ftohtë nga një alergji

Kur përballeni me hundë të mbytur, teshtitje ose dhimbje të fytit, mund të jetë e vështirë të përcaktohet nëse është një alergji apo një ftohje.

Edhe pse të dyja kushtet kanë simptoma të ngjashme, ndryshimet janë domethënëse dhe është e rëndësishme të kuptohet se çfarë i shkakton ato.

Shkaku i alergjive nuk është përcaktuar qartë, por një reaksion alergjik ndodh kur sistemi imunitar mbron trupin nga diçka që e percepton si një kërcënim, thonë ekspertët: “Alergjia është një reagim ndaj një lënde të huaj, dhe ftohja është një infeksion i frymëmarrjes i shkaktuar nga një virus, besojnë mjekët.”

Si të dalloni një të ftohtë dhe një alergji?

Pra, ftohja është një infeksion viral në traktin tuaj të sipërm respirator hundën, fytin dhe sinuset. Simptomat përfshijnë rrjedhjen e hundës, dhimbje të fytit, dhimbje koke, kollë dhe temperaturë. Ju ftoheni kur thithni grimcat e infektuara përmes rrugëve të frymëmarrjes. Përhapen përmes pikave ajrore që vijnë nga një person i infektuar që kollitet, teshtin apo merr frymë, thotë doktori dhe thekson: “Ftohja është një infeksion viral, ndërsa një reaksion alergjik shkaktohet nga trupi që lëshon një përgjigje imune. Ndryshe nga ftohja, një reaksion alergjik nuk është ngjitës.”

Dhimbje trupi 

Temperatura është një simptomë e ftohjes dhe në situata të kësaj gjendje mund të përjetoni dhimbje trupi dhe muskujsh. Kjo nuk ndodh gjatë një reaksioni alergjik.

Ftohja e zakonshme zgjat nga shtatë deri në dhjetë ditë për shumicën e njerëzve, ndërsa alergjitë mund të jenë të përkohshme ose të përjetshme. Një reaksion alergjik specifik mund të marrë nga disa orë deri në disa ditë për t'u zgjidhur plotësisht. Nëse jeni të ekspozuar vazhdimisht ndaj një alergjeni siç janë njerëzit që vuajnë nga poleni në ajër mund të duket sikur keni një reagim afatgjatë, edhe pse janë thjesht reagime të përsëritura që ndodhin sa herë që ekspozoheni sërish, shpjegon doktori, duke shtuar: “Nuk ka një periudhë specifike të vitit kur jeni më të prirur për t'u ftohur, por ekspozimi ndaj grupeve të mëdha njerëzish si udhëtimi me avion ose kthimi në shkollë pas pushimeve mund t'ju bëjë më të ndjeshëm. Sa i përket alergjive, varet nëse jeni në gjendje të kufizoni ekspozimin ndaj substancave, shkruan Livescience.”

/Motilokal.com