Moti në Maqedoni të hënën pritet të jetë me diell dhe ngrohtë e vranësira të lehta deri në mesatare lokale.
Të martën parashikohet me diell dhe ngrohtë e vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale të dendura shiu dhe shtrëngata. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga juglindja mbi 60 km/h.
E mërkura do të mbajë pjesërisht me vranësira, nga fundi i ditës e sidomos gjatë natës do të ketë reshje lokale të dendura shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga jugu mbi 60 km/h.

/Motilokal.com
