Prodhuesit e automjeteve nuk do të lejohen të shesin vetura të reja me benzinë apo naftë në Evropë brenda 10 viteve të ardhshme.
Së fundmi Komisioni Evropian (KE) krahu ekzekutiv i BE-së ripohoi angazhimin e tij për qëllimin e shpallur vite më parë: ndalimin e shitjes së veturave të reja që lëshojnë emetime të dioksidit të karbonit nga viti 2035.
Megjithatë, para se të arrihet ky objektiv, emetimet duhet të ulen me 55% deri në fund të kësaj dekade. Ky ndryshim vendos shumë kompani në rrezik të paguajnë gjoba të mëdha për tejkalimin e objektivave të emetimeve.
Në përpjekje për të lehtësuar kalimin, KE planifikon t’u japë prodhuesve të automjeteve më shumë kohë për të përmbushur objektivat. Në vend që rregullat e reja të hyjnë në fuqi në vitin 2025, kompanitë tani kanë afat deri në vitin 2027 për t’i zbatuar ato.
Për më tepër, BE-ja planifikon të ndihmojë prodhuesit e automjeteve të përshpejtojnë adoptimin e makinave elektrike duke mbështetur prodhimin e baterive.
/Motilokal.com
