Në Mavrovë kapet edhe një rrëqebull, peshon mbi 14 kilogramë

Në Mavrovë kapet edhe një rrëqebull, peshon mbi 14 kilogramë

Shoqëria Ekologjike e Maqedonisë ka kapur edhe një rrëqebull Ballkanik afër fshatit Nichpur në Parkun Nacional Mavrovë. Është fjala për rrëqebull të gjinisë femër në gjendje të mirë shëndetësore që peshon 14.5 kg dhe me moshë rreth 10 vjeç.

Si të gjithë rrëqebujt deri më tani, ajo mbart një rreth dhe na dërgon vende për lëvizjen e saj.

Deri tani janë çipuar 10 rreqëbuj edhe atë gjashtë meshkuj dhe katër femra. Sipas hulumtimeve vlerësohet se ekzistojnë edhe 40 rrëqebuj të tjerë të rritur në Ballkan, që sipas Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) ka statusin e kafshëve të rrezikuara./Motilokal.com