Era e fortë dhe stuhitë pezullojnë lundrimin në Durrës

Era e fortë dhe stuhitë pezullojnë lundrimin në Durrës

Pezullohet lundrimi për anijet e vogla dhe të peshkimit në Durrës për shkak të motit të keq.

Moti i paqëndrueshëm, me erë të fortë dhe stuhi, ka përfshirë Gjirin e Durrësit, duke detyruar kapitenerinë të marrë masa parandaluese. Si rezultat, është ndaluar lundrimi për sektorin e peshkimit për të shmangur rreziqet e mundshme.

Deti i trazuar dhe kushtet e pafavorshme atmosferike kanë bërë që të ndalohet lëvizja e anijeve të peshkimit për të garantuar sigurinë.

/Motilokal.com