Parashikimi i motit në Shqipëri për të enjten

Parashikimi i motit në Shqipëri për të enjten

Gjatë ditës së enjte, moti në Shqipëri parashikohet të jetë i paqëndrueshëm me vranësira e reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës ndërsa në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë priten reshje mesatare. Në Elbasan, Korçë, Vlorë, Gjirokastër reshjet priten të jenë të dobëta deri lokalisht mesatare. Në të gjitha qarqet reshjet do të shoqërohen me shtrëngata. Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, për momente të shkurtra, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër dhe Kukës.

Temperaturat do të variojnë nga 13 °C deri në 19 °C në pjesën më të madhe të vendit.

/Motilokal.com