Instituti Atlas ka bërë të ditur se Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme për milion banorë për shkak të ndotjes së ajrit.
Në një postim në Facebook, rrjedhimisht në grafikën e publikuar Kosova ndodhet e para në listë me numrin e vdekjeve për milion banorë për shkak të ndotjes M2.5, pastaj vjen Serbia, Shqipëria, Bulgaria, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, etj.

Referuar njoftimit të Institutit Atlas ndotja e ajrit vjen nga trafiku, industria dhe djegia e karburanteve.
“PM2.5 janë grimca të imta në ajër, 30 herë më të vogla se një fije floku, që hyjnë thellë në mushkëri dhe në gjak. Ato vijnë nga trafiku, industria dhe djegia e karburanteve, duke shkaktuar sëmundje të zemrës, kancer të mushkërive dhe goditje në tru. Ajri më i pastër, jetë më të gjata e më të shëndetshme”, thuhet në njoftim.
/Motilokal.com
