Parashikimi i motit në Shqipëri për të premten dhe fundjavë

Parashikimi i motit në Shqipëri për të premten dhe fundjavë

Moti të premten në Shqipëri parashikohet të jetë i paqëndrueshëm. Gjatë ditës priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Shkodër dhe Kukës të shoqëruara me shtrëngata ndërsa në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë Elbasan, Berat dhe Vlorë priten reshje të dobëta. Në qarqet Fier, Korçë, Gjirokastër reshjet priten të jenë deri lokalisht të dobëta.

Për ditën e shtunë, parashikohet mot kryesisht me vranësira e reshje të dobëta shiu gjatë ditë, në mbrëmje reshjet pritet të jenë të dendura, të shoqëruara edhe me shtrëngata.

E diela parashikohet me mot të ndryshueshëm, me vranësira e periudha me diell, gjatë ditës do të ketë riga të dobëta shiu.

/Motilokal.com