Parashikimi i motit në Maqedoni për të premten dhe fundjavë

Parashikimi i motit në Maqedoni për të premten dhe fundjavë

Moti të premten në Maqedoni do të mbajë me diell dhe ngrohtë e vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga jugu mbi 60 km/h.

Të shtunën parashikohet mot me diell dhe ngrohtë e vranësira mesatare. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga jugu.

E diela pritet të mbajë pjesërisht i vranët me reshje lokale shiu dhe shtrëngata, jetëshkurtër në formë stuhie. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi perëndimor.

/Motilokal.com