Java e ardhshme në Kosovë parashikohet të jetë me kushte të paqëndrueshme atmosferike, për shkak të depërtimit të masave të lagështa dhe të ftohta të ajrit me origjinë perëndimore dhe jugperëndimore.
Të hënën pritet mot me vranësira e reshje lokale shiu, ku mbrëmje reshjet do të shndërrohen në borë. Gjatë ditës parashihet të fryjë erë mesatarisht e fortë.
Ditën e martë do të mbajë mot të ftohtë, me vranësira e periudha me diell, vende-vende mund të ketë riga të dobëta shiu.
E mërkura parashikohet të jetë me mot të ftohtë dhe me diell.

/Motilokal.com
