Moti të mërkurën në Shkodër dhe disa qytete të tjera

Moti të mërkurën në Shkodër dhe disa qytete të tjera

Në Shkodër, moti parashikohet të jetë i qëndrueshëm dhe kryesisht me diell, me temperatura nga 3°C deri në 12°C.

Edhe në Lezhë pritet mot i kthjellët dhe me diell, por gjatë ditës parashikohet të fryjë erë e fortë herë pas here. Temperaturat do të variojnë nga 3°C në 12°C.

Në Kukës, mëngjesi do të jetë i ftohtë, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot me diell, me temperatura nga 0°C deri në 8°C.

Në Peshkopi, e mërkura nis me të ftohtë, por moti do të jetë i kthjellët dhe me diell gjatë ditës, me temperatura nga -2°C deri në 7°C.

Në Lushnje, moti do të jetë kryesisht me diell, me temperatura që variojnë nga 3°C në 13°C.

/Motilokal.com