Veza "perfekte e rrumbullakët" shitet për kaq dollarë në ankand

Veza "perfekte e rrumbullakët" shitet për kaq dollarë në ankand

Një vezë "perfekte e rrumbullakët" është shitur për më shumë se 500 dollarë në një ankand në Exeter të Britanisë së Madhe. Vjen nga Fenton Farm.

Alison Greene e gjeti atë vitin e kaluar dhe së fundmi vendosi ta çonte në ankand.

"Gjatë ankandit, u ndjeva sikur po shikoja fëmijën tim të merrte pjesë në garë. Ishte e bukur. Unë jam shumë mirënjohëse për të gjithë ata që ofertën", tha ajo për BBC.

Ajo tregoi se në tre vjet punë në fermë, kishte mbledhur rreth 42 milionë vezë. Kjo vezë i ra në sy.

"Të gjitha vezët ishin të ngjashme, por kjo veçse ra në sy. Askush tjetër nuk e ka", pohon ajo.

Të gjitha të ardhurat i janë dhuruar Shërbimit të Krizave të Përdhunimit në Devon, një organizatë bamirëse që ndihmon viktimat e përdhunimeve dhe sulmeve seksuale. Drejtoresha e organizatës së lartpërmendur, Davina Cull, tha për The Independent se ata ishin të kënaqur me përpjekjet e Alison për të mbledhur fonde.

"Fondet e mbledhura janë të mjaftueshme për të mbështetur të paktën një viktimë të përdhunimit dhe sulmit seksual në Devon që vjen tek ne", shtoi ajo.

/Motilokal.com