Ndryshimi i orës po afron: Ja kur kalojmë në orën verore

Ndryshimi i orës po afron: Ja kur kalojmë në orën verore

Në natën mes të së shtunës dhe së dielës 29-30 mars, fillon llogaritja verore e kohës, ku akrepat e orës do të zhvendosen 60 minuta përpara. Momenti zyrtar i ndërrimit të orës është në orën 02:00 të mëngjesit, kur akrepat kalojnë përpara dhe shënojnë 03:00.

Ndryshimi i orës ndodh dy herë në vit, duke bërë që njerëzit të fitojnë ose humbin një orë gjumë. Këtë herë, akrepat e orës nuk do të rikthehen pas deri më 26 tetor.

Ky proces i ndryshimit të orës është i unifikuar në të gjitha vendet e Evropës dhe është vendosur si ligj evropian që nga viti 1981. Norma evropiane përcakton datat e fillimit të orës verore, kur akrepat zhvendosen 60 minuta përpara, dhe të orës dimërore, kur ato kthehen 1 orë mbrapa.

/Motilokal.com