Moti të shtunën në Ferizaj dhe disa qytete të tjera

Moti të shtunën në Ferizaj dhe disa qytete të tjera

Ferizaji do të ketë mot me diell dhe vranësira, me temperatura që pritet të variojnë nga 5°C deri në 15°C.

Në Rahovec parashikohet mot me diell dhe vranësira me mundësi për riga shiu, po ashtu gjatë ditës mund të ketë erëra hove-hove të forta. Temperaturat do të lëvizin nga 2°C deri në 17°C.

Qyteti i Shtimes do të ketë mot me diell dhe vranësira, ndërsa temperaturat do të luhaten nga 7°C deri në 15°C.

Në Fushë Kosovë do të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira, me temperatura që do të variojnë nga 2°C deri në 15°C.

Malisheva do të ketë mot të kthjellët dhe me diell, me temperatura që variojnë nga 6°C deri në 16°C.

/Motilokal.com