Shoqata Gjermane e Automobilave: Çmimet e mbushjes të veturave elektrike janë shumë të larta

Shoqata Gjermane e Automobilave: Çmimet e mbushjes të veturave elektrike janë shumë të larta

Shoqata Gjermane e Industrisë së Automobilave (VDA) ka njoftuar se sistemi aktual i pagesës në mbushësit për automjete elektrike është i paqëndrueshëm.

Nevojiten masa urgjente kundër çmimeve të tepruara në stacionet publike të mbushjes. Mbushja zakonisht kushton midis 60 dhe 90 centëve për kilovat-orë, dy deri në tre herë më shumë se mbushja private në shtëpi.

Në përgjithësi, ndryshimi i çmimit mes lokacioneve, ofruesve të shërbimeve dhe tarifave mund të jetë ekstrem: nga 30 cent deri në gati 90 centë.

Një kritikë tjetër e madhe: konsumatorët shpesh duhet të nënshkruajnë kontrata të shumta pagese për të shfrytëzuar tarifat e volitshme. Ky është një problem i veçantë për ata që nuk mund ta mbushin makinën elektrike në shtëpi ose në punë.

Një portal i pavarur krahasues për tarifat e mbushjes, i ngjashëm me ato për stacionet e karburantit, është një hap kyç drejt forcimit të besimit në infrastrukturën e mbushjes dhe krijimit të transparencës, theksojnë në VDA.

Pra, në Gjermani kërkohet më shumë transparencë dhe çmime më të ulëta të mbushjes.

Mbushja në shtëpi është më e lirë… Nëse planifikohet një zgjerim i madh i mobilitetit elektrik, do të duhet që i gjithë kalimi të inkurajohet me zgjidhje më cilësore.

/Motilokal.com