Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon rezultatet e Anketës së Statistikave të Ujërave (ASU) për vitet 2023-2024
Rritje e temperaturës mesatare maksimale mujore në vitin 2024, krahasuar me 2023
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Statistikave të Ujërave (ASU) për periudhën 2023-2024, të cilat tregojnë ndryshime të rëndësishme në të dhënat klimatike të vendit.
Të reshura atmosferike
Sipas të dhënave të ASU 2023-2024, numri i ditëve me të reshura në Prishtinë ka pësuar një ulje të ndjeshme nga viti 2023 në 2024. Në vitin 2023, numri i ditëve me të reshura ishte 156 ditë, ndërsa në vitin 2024 u regjistruan vetëm 110 ditë, që përfaqëson një rënie prej 29.5%.
Temperaturat mesatare maksimale dhe minimale
Të dhënat e publikuara tregojnë se temperaturat mesatare maksimale mujore janë rritur në çdo muaj të vitit 2024, krahasuar me vitin 2023. Disa nga pikat kryesore përfshijnë:
Viti 2023: Temperatura mesatare maksimale më e lartë u regjistrua në muajin korrik (31.0°C), ndërsa temperatura mesatare minimale më e ulët ishte në muajin shkurt (-2.5°C).
Viti 2024: Temperatura mesatare maksimale më e lartë u regjistrua në muajin gusht (38.9°C), ndërsa temperatura mesatare minimale më e ulët ishte në muajin janar (-13.9°C).
Krahasuar temperaturat mesatare maksimale mujore të vitit 2023 me 2024 ka pasur rritje të temperaturës mesatare maksimale në çdo muaj.
Temperatura mesatare maksimale vjetore në vitin 2023 ishte 18.9°C, ndërsa në vitin 2024 ishte 26.7°C. Kurse, temperatura mesatare minimale vjetore në vitin 2023 ishte 6.6°C, ndërsa në vitin 2024 ishte 0.2°C.
/Motilokal.com
