Java e ardhshme në Kosovë parashikohet të jetë me kushte të ndryshueshme atmosferike.
Të hënën pritet mot me vranësira e periudha me diell, vende-vende mund të ketë reshje të dobëta shiu. Gjatë ditës parashihet të fryjë erë mesatare.
Ditën e martë do të mbajë mot me vranësira e periudha me diell, kohëpaskohe parashihen reshje të lehta shiu.
E mërkura parashikohet të jetë kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu.

/Motilokal.com
