Në Shkodër, moti parashikohet të jetë i paqëndrueshëm me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të luhaten nga 12°C deri në 15°C.
Edhe në Lezhë pritet mot me shi, por gjatë ditës parashikohet të fryjë erë e fortë herë pas here. Temperaturat do të variojnë nga 13°C në 15°C.
Në Kukës, moti do të jetë me vranësira e reshje lokale shiu, ndërsa në mëngjes dhe mbrëmje parashihet prezencë e mjegullës. Temperaturat do të lëvizin nga 11°C deri në 15°C.
Në Peshkopi, e mërkura parashikohet me reshje të kohëpaskohshme të shiut, me temperatura nga 11°C deri në 16°C.
Në Lushnje, moti do të jetë kryesisht me vranësira e periudha me diell. Në pjesën e parë të ditës priten reshje të lehta shiu, ndërsa nga pasditja dhe mbrëmja me intensive. Temperaturat do të variojnë nga 12°C në 17°C.
/Motilokal.com
